Close
Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 213
  1. #31
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    ...!

    Liber interesant,e kam lexuar para nje viti!
    Me shume libri duhet konsideruar nga ana kulturore pasi ne te sic tha dhe Lov! ka shume pershkrime te bukura persa i perket Parisit,muzeut madheshtore te Louvrit,analizime te shume veprave artistike,personazheve te njohur te kultures dhe artit sidomos te figures se Leonardo Da Vincit e shume gjera tjera qe spo rri ti permend!
    Nga ana fetare nuk merret shume ne konsiderate per mendimin tim pasi Dan Brown (autori) ka ekzagjeruar shume me fantastikime duke hedhur poshte cdo merite te Kishes ne kto 2000 mije vjet ekzistence,duke ven ne dyshim edhe gjerat me te vertetuara nga kjo e fundit.

    WaRrIoR

  2. #32
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb "Kodi da Vincit" fantazi e shkrimtarit Dan Brown

    Filmi “Kodi da Vinçi”, që nisi të shfaqet ndër kinematë,
    duhet parë me sy kritik si krijim i dyshimtë i fantazisë së shkrimtarit,
    që fyen ndjenjat e besimtarëve katolikë




    Kodi i dykuptimtë: mbërrin në sallat e kinemasë filmi i frymëzuar nga romani i Dan Braun. Reflektimi i historianit Franko Kardini.

    “Nuk është as i besueshëm as i aftë si historian”. Me këto fjalë, më 7 prillin e kaluar, gjykatësi Peter Smith e shpalli të pafajshëm romacierin Dan Braun që ishte akuzuar për kopjim të veprës ‘Graali i shenjtë’, botuar në vitin 1982, bazuar mbi dokumente të rreme.

    Tani në sallat e kinemasë të gjithë botës, arrin filmi i ri, i shoqëruar me parrullën “E vërteta do të zbulohet”. Jemi para një fraze me dy kuptime, që nuk mund të konsiderohet e padëmshme. Me që romani mbi të cilin bazohet filmi, është përkthyer prej kohe në gjuhën shqipe, duke shkaktuar jo pak diskutime, krejtësisht të pabazuara natyrisht, e duke pasur parasysh se do të arrijë edhe filmi, argumenton historiani i njohur italian Franko Kardini me reflektim të shkurtër mbi filmin e ri.

    - Nuk ka dyshim se modeli i madh i Dan Braunit është paraletrar e parahistorik. Dan Braun bën kundra Opus Dei, atë që, duke nisur nga shekulli XVIII, është bërë kundër Shoqërisë së Jezuitëve: i shikon rregulltarët e Opus Deit si fanatikë të devoçëm, që punojnë verbërisht në shërbim të Kishës e nuk ndalen para asgjëje, kur bëhet fjalë për të mbrojtur pushtetin e tyre. Shoqëria e Jezuitëve në rrjedhë shekujsh ka qenë krejt ndryshe nga ç’e kanë paraqitur kundërshtarët e, megjithatë, duke nisur nga shtatqinda, tradita, në fillim protestante, pastaj antiklerikale, e paraqiti ashtu si i interesonte. Kyçi i leximit për të kuptuar atë që shkruan Dan Braun për Opus Dei-n, duhet kërkuar në faktin se shkrimtari, në sa merr pendën në dorë, ndjehet i sigurtë se do të ketë sukses. E është kjo që ka rëndësi për të.

    - Tek Dan Braun vërehet një rikujtim këmbëngulës i të ashtuquajturit parim mbi rolin parësor të femrës në Kishë…


    - Frymën e fortë feministe Dan Braun e ka marrë në nivelin më të ultë, sepse ky është niveli nga i cili arrihet suksesi mas medial. Ripërsërit kështu një traditë të vjetëruar, që nis me Margaret Murrai, shkrimtare e shekullit të kaluar, autore e romanit “Zoti i shtrigave”, për të ricikluar historinë, pa kurrfarë baze antroplogjike, të Zotit me origjinë femërore, fekondues, i mirë paqësor, i cili më pas zevendësohet me Zotin e ushtrive, Hyun e priftërinjve e të luftëtarëve. E ky na qenka Zoti i vetëm i Abrahamit, Zot i egër, shtypës, mizor…

    - Spoti i filmit që frymëzohet nga libri njofton: “Nuk ka rëndësi çka besoni, ç’ keni lexuar, Kodi da Vinçi do t’ju zbulojë të fshehtën”. Ndoshta është ky kumti që i ngacmon më shumë besimtarët…


    - Të krijohet ideja se filmi është ngritur mbi një supozim antikatolik. E kujdes, po e theksoj, antikatolike. Kjo natyrisht e bën gjithçka më të dyshimtë. Ç’do të thotë të heqësh dorë nga çka beson, për të shijuar shfaqjen e një filmi? A mund të shijohet, pastaj, një film, në se në një farë pike të tij, besimtari e ndjen veten të fyer në elemenetet më intime që përbëjnë fenë e tij? Sigurisht jo! Ky nuk është film i padëmshëm, i parrezikshëm e prandaj nuk mund të konsiderohet as si fryt i pastër i fantazisë, edhe pse fantazia mund të shtihet qetësisht në punë duke shfrytëzuar objekte të tjera, që nuk fyejnë askënd në ndjenjat më të thella. Nuk mund të mos më lindë pyetja: a do të ishte e gatshme shoqëria civile, edhe ajo laike, të pranonte një film që fyen rëndë ndjenjat fetare të hebrenjve, të myslimanëve e të budistëve? Do të ngrihej, sigurisht, një kor i rebeluar zërash, edhe nga ana e laikëve, përballë një fyerjeje të tillë të ndjenjave fetare të besimtarëve e kështu me radhë…Tashti vijoj të pyes: pse kundër katolikëve mund të bëhen gjëra, që asnjë nga ne nuk mund as t’i mendojë se mund të bëhen kundra hebrenjve, myslimanëve ose besimtarëve të feve të tjera?

    - Ç’ përgjigje mund t’u japim atyre që flasin për lirinë e kritikës?


    - Liria e kritikës, e satirës e edhe e fantazisë mund të ushtrohet lirisht në shumë drejtime. Unë pyes: a do të ishte e mundur sot të bëhej në Perëndim një film që do të vinte në lojë vlerat e lirisë e të demokracisë, në të cilat, ndonëse në mënyra të ndryshme, besojmë të gjithë dhe i mbrojmë të gjithë? A do të ishte e mundur të bëhej një film që të tallej, bie fjala, me shfarosjen e hebrenjve nga nazistët e, si fryt i fantazisë, të krijonte një Hitler ose një Stalin pozitiv, simpatik, përballë demokracive të mëdha negative, antipatike të Perëndimit. Pa dyshim që nuk do ta pranonim!

  3. #33
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Tashti vijoj të pyes: pse kundër katolikëve mund të bëhen gjëra, që asnjë nga ne nuk mund as t’i mendojë se mund të bëhen kundra hebrenjve, myslimanëve ose besimtarëve të feve të tjera?
    Me kete me siper nuk jam fare dakort. Eshte shume "feminore" dhe "absourde" te mendosh apo te krahesosh bemat qe ju jane bere hebrenjve apo edhe mysliminave. Kane vdekur me mijra, nderkohe per te krishteret flasim per "vrasje morale", te gjithe qe e lexojne sjane te detyruar te besojne. Vete dyshimi qe lind pas leximit te librit, do te thote qe keta besimtare nuk jane aq te sigurt ne besimin e tyre sa mendonin. Ndoshta do te ishte me mire te "peshonin" veten edhe besimin e tyre perpara se te japin mendime. Pastaj, thejsht sepse prinderit kane qene te krishtere, gjyshi e stergjyshi i tille, nuk duhet qe "forca e familjes apo e viteve" te ndikoje edhe verboje nje "njeri modern te shekullit XXI" nga e verteta. ( Dhe absolutisht nuk po sygjeroj qe e verteta eshte cfare shkruan D.Brown)

    Jam shume larg besimit te historise ne liber, edhe stili i te shkruarit te D.Brown nuk ehste edhe aq "fines" sa mendoja, por publikimi i librit ishte nje menyre e shkelqyer per "ekonomine", pasi ngjalli kureshtjen e mijerave njerez te cilet udhetuan ne Itali e gjetke.

    Unë pyes: a do të ishte e mundur sot të bëhej në Perëndim një film që do të vinte në lojë vlerat e lirisë e të demokracisë, në të cilat, ndonëse në mënyra të ndryshme, besojmë të gjithë dhe i mbrojmë të gjithë? A do të ishte e mundur të bëhej një film që të tallej, bie fjala, me shfarosjen e hebrenjve nga nazistët e, si fryt i fantazisë, të krijonte një Hitler ose një Stalin pozitiv, simpatik, përballë demokracive të mëdha negative, antipatike të Perëndimit. Pa dyshim që nuk do ta pranonim!
    Jane krijuar, dhe shoqeria jo vetem qe i ka pranuar, por edhe ka qeshur me to (dhe jo sepse kane kuptuar ironine edhe sarkazmen)

    1-Doctor Strangelove (Filem bardh e zi, ve ne loje Ameriken edhe Rusine gjate Luftes se Ftohte)
    2-Charlie Chaplin: The great Dictator. Columns. The tramp. The Immigrant. (Perseri filem bardh e zi, qe u xhirua ne 1931, dhe nuk u shfaq ne America deri ne fund te viteve '40. Ketu vihet ne loje HItleri, por ne fund jepet nje fjalim teper i rendesishem nga C.Chaplin, i cili mendohet nga kritiket "qe nqs do te ishte degjuar me vemendje, Lufta e dyte Boterore mund te mos kishte filluar, dhe te ishte parandaluar)

    Ndonjehere, arti perdoret si menyra me e "drejteperdrejte" per te dhene nje mendim "revolucionar".
    Pastaj, reagimet e Kishes jane mese normale. Nqs "nje sekret egziston" atehere eshte llogjike qe ajo do te beje cte jete e mundur per ta ruajtur. Kush eshte Dan Brown, pervecse nje "milingone" perpara "Kucedres Kishe"? Ne menyre teper finoke, Kisha (Vatikani me sakte) vazhdon te jete SuperPower, dhe te ruaje kete pozite te majme nuk do te ndalet edhe pepara vrasjes...pse jo: Nuk do te ishte hera e pare qe Kisha te vrase per qellimet personale.

    Të krijohet ideja se filmi është ngritur mbi një supozim antikatolik
    Pse?-Apo sepse e shfaq Isaai a.s. (Jezu Krishtin) si "human" dhe me ndjenja njerezore si psh. dashuria ndaj nje femre dhe prind? Hmm dhe mendohet se jane idete islame te prapamendura, por kjo me siper e hedh poshte. Kam pershtypjen se besimi islam, nuk i pranon pejgameret si "femije te zotit ( shume qesharake lol) dhe mbi te gjitha "jane njerez, te lindur nga njerez, dhe prodhojne njerez.

    Mendimi im sigurisht, pak fare baze ne Histori dhe Letersi, asnje ne antroplogji.

    P.S.
    Asgje personale me postuesin e ketij informacioni, apo me besimtaret e krishtere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dara : 11-05-2006 më 08:33
    My whores left me no time to get married.

  4. #34
    AOP KoRbi :) Maska e KiKiRiKu
    Anëtarësuar
    27-11-2005
    Vendndodhja
    Tirane me Shpirt
    Postime
    100
    pili je e madhe, gjithmone me peqen kur shkruan, prandaj te kam xhan

    ti noname lexo njehere pastaj mundohu te pergenjeshtrosh ato qe shkruhen aty.
    ne fakt mund te te them se reth 95% e asaj qe shkruhet aty eshte me se e vertete. gjate leximit nuk kam hasur ne pothuajse asgje te rreme apo te paditur nga ana ime. dhe ai 5% qe eshte i pavertete eshte pjese e fictionit te autorit.

  5. #35
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    KiKiRiKu die e kam mbaruar se lexuari Kodi i Davincit nga Dan BroWn !
    Fantazi e tij do ta quash ti ??
    1-Po Piramida e Tejdukshme ( ne LUVER ) ajo me 666 Shkalle e projektuar nga Leonardo Da VInci ??
    2-Po Ylli 5 cepesh qe akoma sot per nder te perandoreshes se Pjellorise dhe Bukurise ( aferdita ) perdoret ne LOJRAT OLIMPIKE cdo 4 vjet ne nderim te saj ( duke perfaqesuar gjysme rrotullimin e saj ne toke ) Dihet se Venusi rrotullohet per 8 vjet rreth tokes ne menyre te atille qe formon nje yll 5-cepesh ! Apo fantazi??
    3-Ylli i DAVIDIT me 2 trekendesha te shkrire ne menyren me origjinale edhe kjo fantazi qe kerkon te shkrije trupin e mashkullit dhe te femres ne 1 ?? Ska mundesi te jete !
    4-Po Germa "M" ne te gjitha pikturat e Leonardos ? ( kujtojme qe me M simbolizohej madheshtia e fese femerore )
    5-MONNALISA ?? Edhe kjo genjeshter apo fantazi ?
    6-Darka e fundit (piktura e vamshme me 13 ungjijt dhe krishtin ) ??


    Ska mundesi te jene te gjitha te sajuara ose thjesht fantazi !

    Ah... dhe dicka te fundit : E di ti qe vatikani ka akuzuar Dan Brown per mashtrime te degraduara duke e hedhur ne gjygj??
    Dhe kush ka fituar?? SIgurisht Dan Brown !
    Ska mundesi te koincidojne te gjitha !
    Nejse... mendimi eshte subjektiv !

    Ika shnet

  6. #36
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    E di ti qe vatikani ka akuzuar Dan Brown per mashtrime te degraduara duke e hedhur ne gjygj??
    Dhe kush ka fituar?? SIgurisht Dan Brown
    Dan Brown u hodh ne gjyq "per vjedhje mendimi" jo mashtrime.
    My whores left me no time to get married.

  7. #37
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Eshte 1 liber per tu deshiruar dhe te ngjall deshiren per te kerkuar me tej rreth materialeve qe deri tani te duken pak te njojtura....
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  8. #38
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895

    haha

    Citim Postuar më parë nga Pilivesa
    Dan Brown u hodh ne gjyq "per vjedhje mendimi" jo mashtrime.

    I vodhi mendimin Vatikanit ?? Per te zbuluar ne shesh mashtrimet e vatikanit?? Pak si palidhje moj pilke

  9. #39
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Ore, po juve nuk do prisni sa te afrohet dt. 19 Maj, pastaj te beni protestat?


    Per vete mezi po pres ta shikoj kete filmin

    Tani ky nonam-i ka sjelle shkrimin e ketij qe te mbeshtese idene e vet per te kritikuar berjen e filmit, po ky dhe njerez si ky kritiku qe bejne 'kritika' pa lidhje dhe llogjike vetem ju prishin pune, nuk ju ndreqin, keshtu qe sillni dicka me te zgjuar ne kritike lol

    Citim Postuar më parë nga NoName
    ... - Ç’ përgjigje mund t’u japim atyre që flasin për lirinë e kritikës?


    - Liria e kritikës, e satirës e edhe e fantazisë mund të ushtrohet lirisht në shumë drejtime. Unë pyes: ... A do të ishte e mundur të bëhej një film që të tallej, bie fjala, me shfarosjen e hebrenjve nga nazistët e, si fryt i fantazisë, të krijonte një Hitler ose një Stalin pozitiv, simpatik, përballë demokracive të mëdha negative, antipatike të Perëndimit. Pa dyshim që nuk do ta pranonim!
    Clidhje ka tallja me shfarosjen e milliona hebrenjve nga nazistet me berjen e nje filmi ku flitet me dyshim per historine e shkruar rreth Jezu Krishtit (por kursesi ai nuk shahet ose ofendohet, ose as qe vihet ne dyshim egzistenca dhe puna e tij) dhe ku flitet me kriticizem per nje kult katolik apo edhe elemente te tjere qendrore te kishes katolike?

    Kjo anallogji qe ka sjelle ky 'kritiku' do tingellonte me mire ne kinezce, se te pakten nuk do e merrnim vesh ca thote ky lol

    Pastaj, kisha katolike nuk ka qene egzaktesisht 'shenjtore' ne jeten dhe veprimtarine e saj (flas si kishe ne pergjithesi) gjate historise, keshtu qe helbete, shkrimtareve i nxitet fantazia nga pervojat historike dhe shkruajne libra letrare.
    Juve kur e dini dhe jeni te bindur qe cdo gje qe thote Dan Brown eshte e pavertete, i bie te mos tju dridhet qerpiku fare, jo tju vloje perbrenda dhe te perpiqeni te bllokoni qarkullimin e librit, dhe me pas te berjes se filmit, sic beri Vatikani (jo po mos do e vinim edhe kete Brown-in ne ndonje turre me dru tani dhe ta digjnim, meqe paska shkruar "herezira" ne librin e tij)



    Citim Postuar më parë nga LlaCiPaCi
    I vodhi mendimin Vatikanit ?? Per te zbuluar ne shesh mashtrimet e vatikanit?? Pak si palidhje moj pilke
    Jo vatikanit, por disa autoreve qe kishin shkruar me pare nje liber te ngjashem
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 11-05-2006 më 11:44

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ky liber e tashti edhe film me duket se asht apostafat per "masat popullore" e materialiste qe fitojne (ne fakt e blejne) "kulturen" prej librave fiction, pa kurrfare prove historike qe asnji historian (nuk po tham kisha) profesionist nuk i ka marre seriozisht.

    Vazhdoni te paguani per te kenaqe urine tuaj "intelektuale", ne fund te fundit nuk i beni dam kujt tjeter vecse mendjes e xhepit tuj.

    Por te pakten mos pretendoni te bani debat shkencor apo historik me fanta-shkencen e manipulimet e Dan Brown.

    Sa per Kishen Katolike, ate qe beson kjo kishe per personin e Jezu krishtit e besojne te gjith te krishteret (perfshi ortodokse e protestante mbi te cilat KK nuk ka asnji far kontrolli ), por ai e vecon kishen katolike me qellim per te krijuar tymin e komplotit te madh...

Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •